Virozat e stinës shfaqen me vonesë, ja simptomat te fëmijët dhe të rriturit
Nga Anxhela Celibashi Përditësimi i fundit 20 Qershor 2021, 10:17
Virozat e stinës këtë vit janë shfaqur me vonesë. Mjekët e familjes thonë se ditët e fundit po shohin një numër të shtuar të pacientëv që paraqiten pikësrisht me këto viroza.
Luiza Metani, e angazhuar në Qendrën Shëndetësore 6 në Tiranë thotë se vitet e tjera këto raste shfaqeshin gjatë periudhës mars-prill.
"Sivjet virozat kanë filluar në një kohë më të vonshme."
Të prekur prej tyre janë thuajse të gjitha grupmoshat. Të rriturit, sqarojnë mjekët, manifestojnë më shumë kollë të thatë dhe tështima.
Pseudopatriotët, që " harruan" kufijtë detarë!
20 Qershor, 09:48
Ndërsa fëmijët shfaqin shenja si bark e të vjella.
Për të shmangur prekjen nga virozat, por edhe mbajtjen në kontroll të shëndetit, mjekja Luiza Metani ka një këshillë për të gjithë.
"Sa më shumë lëngje dhe vitaminoterapi".

