Putin: Gati për të shkëmbyer të burgosurit me SHBA
Shkëmbimi i të burgosurve si një gjest i vullnetit të mirë, për të përmirësuar marrëdhëniet ruso-amerikane. Presidenti rus Vladimir Putin tha se është gati para takimit të tij me homologun e tij amerikan Joe Biden, i cili është nën presion për të siguruar lirimin e dy amerikanëve të arrestuar në Rusi.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se Biden do të drejtojë takimin e tij të parë ballë për ballë me homologun e tij rus, në Gjenevë të mërkurën për çështjen e Paul Whelan, i cili po mbahet në Rusi për akuza spiunazhi dhe Trevor Reed, i cili është në burg pasi u sulmoi në gjendje të dehur dy oficerë të policisë ruse.
Uashingtoni ankohet se dy shtetasit amerikanë janë duke u mabjtur padrejtësisht. Ligjvënësit, republikanët dhe demokratët e SHBA-së i kanë bërë thirrje Biden të tërhiqet.
"Trajtimi 'Kafkaesk' i Kremlinit për qytetarët amerikanë duhet të ndalet dhe presidenti Biden duhet ta bëjë kthimin e tyre prioritet kryesor të vizitës së tij," tha senatori demokrat Bob Menendez.
Deputeti republikan Michael Mçall shkoi edhe më tej, duke theksuar se lirimi i tyre duhej të ishte një "kusht" për të dy udhëheqësit për t'u takuar në Gjenevë.
I pyetur nga 'NBC' në lidhje me shkëmbimin e mundshëm të të burgosurve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Putini ishte i hapur për këtë mundësi.
"Po, po, natyrisht", u përgjigj ai, sipas një fragmenti nga intervista e tij e transmetuar të hënën në NBC. "Çfarë do të ishte edhe më mirë do të ishte një diskutim mbi mundësinë e përfundimit të një marrëveshje ekstradimi," shtoi Putini.
Në pritje të kësaj marrëveshje, presidenti rus u shfaq i gatshëm të diskutojë mbi shkëmbimin e të burgosurve për arsye "humanitare", të lidhura me "shëndetin dhe jetën e secilit individ".
Cilët të burgosur rusë do të donin të liroheshin në këmbim të dy amerikanëve? "Ne kemi një listë", tha Putin, duke shtuar se numri i rusëve që mbahen në burgjet e SHBA "nuk krahasohet" me numrin e amerikanëve që mbahen në Rusi.
Presidenti rus iu referua kryesisht "problemeve serioze shëndetësore" të Konstantin Yaroshenko, piloti rus i ndaluar në Shtetet e Bashkuara me akuzat e kontrabandës së kokainës, familja e të cilit kërkoi lirimin e tij përpara samitit. Familja e tregtarit famëkeq të armëve Victor Booth bëri të njëjtën gjë.
Në intervistën e tij, Putini u shfaq shumë i ashpër ndaj Trevor Reed, i cili u dënua në korrik 2019 me nëntë vjet burg. "Ai është vetëm një pijanec dhe një ngatërrestar," tha ai. "Ai është një kriminel i zakonshëm sipas ligjit penal, asgjë më shumë."
Nëna e tij, Paula Reed, i tha NBC dje se ajo kishte "shpresa të mëdha" për të parë më në fund djalin e saj të lirë, ndërsa përshëndeti angazhimin e administratës Biden për këtë çështje dhe deklaratat e Putinit për lirimin e tij.
Sidoqoftë, qëndrimi i presidentit amerikan për këtë çështje mbetet i paqartë.

