Konjufca: Serbia po përdorë standarde të dyfishta, duke mos zbatuar marrëveshjet
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka reaguar pas takimit mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç ditën e sotme në Bruksel.
Sipas mediave të Kosovës, Konjfuca ka deklaruar se institucionet e vendit duhet të bëjnë një verifikim të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
Ai tha se në kuadër të dialogut, Serbia po përdorë standarde të dyfishta, duke mos implementuar marrëveshjet.
“Këto janë ndoshta edhe standardet e dyfishta që mundemi me i identifiku në procesin e dialogut me Serbinë. Ajo çfarë Serbia po konsideron si një pozicionim strategjik se ne do të na kërkoj ato që janë nënshkruar, e ne faktikisht përmes institucioneve tona dhe rendit kushtetuese i kemi hedhur poshtë sepse vërtet marrëveshja për ‘Zajednicën ka qenë e tillë, i ka shkelë fundamentet kushtetuese të Kosovës. Ata me të njëjtin argument dojnë me përfitu diçka në dialog në raport me neve ku vet me metodat e njëjta kanë pas qajse për marrëveshje të caktuara”, tha Konjufca.
Kurti dhe Vuçiçjanë takuar ditën e sotme në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

