Albin Kurti për herë të parë përballë Vuçiç, dalin fotot nga tryeza e diskutimit
Ka nisur sot në Bruksel takimi në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet për herë të parë në tryezë përballë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Takimi po mbahet me ndërmjetësimin e Josep Borrell, shef i diplomacisë evropiane, i cili ka shkruar në Twitter: "Unë jam duke ndërmjetësuar një takim të ri të dialogut të nivelit të Lartë Beograd-Prishtinë sot me Presidentin Vuçiç dhe me kryeministrin Kurti. Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ajo solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre."
Takimi ka nisur në orën 11:00, ndërsa në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
I am hosting a new meeting of the High Level Belgrade-Pristina Dialogue today with President @predsednikrs and Prime Minister @albinkurti.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 15, 2021
The Dialogue and its outcome is the path to the European future of both sides. Meanwhile, it brought important results for their citizens. pic.twitter.com/oZ3lOgxZTl
