Gjendet i mbytur në pus 81-vjeçari në Durrës, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 15 Qershor 2021, 07:36
Një 81 vjeçar është mbytur gjatë mbrëmjes së shkuar, 14 qershor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës.
Viktima është identifikuar si A.L 81 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, informon policia.
70-vjeçari dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në fund të pusit me ujë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të cilët pas kërkimeve e kanë nxjerrë të pajetë.
Policia ndodhet në banesë dhe po heto për shkaqet e plota të ngjarjes.
