Maturantët mbyllin ciklin parauniversitar, të kënaqur pas provimit të lëndës me zgjedhje: Ishte i thjeshtë
Rreth 34 mijë maturantë në të gjithë vendin kanë përfunduar këtë të martë provimet e maturës shtetërore. Pas testimit të njohurive, të rinjtë dolën të kënaqur duke thënë se ai ishte i një niveli mesatar. Megjithëse ishte bërë thirrje për një tjetër protestë para Ministrisë së Arsimit, pjesa më e madhe e tyre refuzuan të bëheshin pjesë.
Pavarësisht thirrjes për bojkot të provimit të fundit të Maturës Shtetërore, të rinjtë u paraqitën në shkolla qe prej mëngjesit të së martës.
Mes tyre nuk u fsheh as frika para provimit duke u nisur nga ai i Matematikës.
Provimi zgjati 2 orë e 30 minuta dhe prej andej maturantët dolën të buzëqeshur.
Ata thanë se niveli i vështirësisë ishte brenda pritshmërive.
"Nivel mesatar, nivel i mirë për këtë tezë."
"Ishte nivel mesatar, ata që kanë mësuar dinë ta bëjnë provimin."
Bashkë me provimin e fundit, maturantët u përshëndetën edhe me shkollën, në bankat e së cilës thonë se u ulën për herë të fundit.
"E paharrueshme."
"Kam krijuar shumë shoqëri që do të zgjasin më shumë se këto katër vite. Jam shumë mirënjohës."
"Një nga kujtimet më të bukura."
"Po ta ktheja kohën mbrapsht do ta kaloja gjimnazin përsëri, përsëri do ta përjetoja këtë eksperiencë."
Studimet kanë vendosur ti kryejnë në Tiranë.
"Në Tiranë, i përqëndruar te inxhinieritë".
"Informatikë ekonomike në Tiranë."
"Informatikë biznesi."
"Marketing."
Pavarësisht se ishte bërë thirrje për tu grumbulluar para Ministrisë së Arsimit për të protestuar pas provimit, disa nga maturantët nuk ishin informuar.
"Të shoh."
"Vazhdon protesta për Matematikën? Nuk e di fare për këtë."
"Kam qenë dhe do të jem çdo ditë që do të zhvillohet protesta."
Vetëm një numër i vogël maturantësh protestuan para Ministrisë, megjithëse kjo e fundit plotësoi kërkesën e tyre për provimin e matematikës.
Brenda muajt qershor pritet të dalin rezultat e provimeve, ndërsa në 5 korrik do të dalin diplomat e maturantëve.
