Studim/ Ushtrimet intensive rritin rrezikun e prekjes nga sëmundjen e neuroneve motorike

Ushtrimet e rregullta dhe të sforcuara rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundja e neuroneve motorike, kryesisht tek njerëzit që janë gjenetikisht vulnerabël, thonë shkencëtarët. Një ekip studiuesish në Universitetin e Sheffield analizuan mostra të hollësishme gjenetike nga gjysmë milioni njerëz nga projekti “Biobank” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata arritën në përfundimin se 1 në 300 njerëz që ushtrojnë aktivitete fizike të forcuara preken nga sëmundja e neuroneve motorike.

Prej kohësh debatohej ashpër nëse ekziston një lidhje midis stërvitjes e sëmundjes apo kjo ishte thjesht një "rastësi". Përfundimisht  mendojmë se ushtrimet janë një faktor rreziku për sëmundjen e neuroneve motorike", tha Dr Johnathan Cooper-Knock, një nga studiuesit.

"Numri i atletëve të profilit të lartë të prekur me MND nuk është rastësi."

Atletët përfshirë Rob Burroë, Stephen Darby dhe Doddie Weir të gjithë kanë folur hapur për sëmundjen, e cila ndikon në aftësinë e njerëzve për të lëvizur, për të folur dhe madje edhe për të marrë frymë, duke shkurtuar në mënyrë dramatike jetën e njerëzve

Prof  Dame Pamela Shaw, drejtore e Institutit Neuroshkencor në Sheffield, tha: "Ky hulumtim shkon disi drejt zgjidhjes së lidhjes midis niveleve të larta të aktivitetit fizik dhe zhvillimit të MND në grupe të caktuara gjenetikisht në rrezik".

Mendohet se nivelet e ulëta të oksigjenit në trup gjatë ushtrimeve të forta mund të çojnë në një proces të quajtur stres oksidativ në neuronet motorike - disa nga qelizat më të mëdha dhe më të kërkuara nga oksigjeni në trup. Kjo mund të çojë në dëmtime dhe përfundimisht të shkaktojë vdekjen e qelizave tek njerëzit që kanë atë cëueshmëri gjenetike.

Megjithatë studiuesit shprehen se kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të ndalojnë ushtrimet, por të njihen me rreziqet e mundshme, duke marrë këshillat e përshtatshme.