UNICEF dhe artistët botërorë thirrje vendeve të G7: Dhuroni vaksina për vendet e varfra
Unicef iu ka bërë thirrje vendeve të G7 dhe Mbretërisë e Bashkuar të dhurojnë vaksina për vendet e varfra në mënyrë që të shmanget shpërdorimi i dozave dhe procesi të ecë paralelisht në të gjithë botën. Thirrjes I janë bashkuar edhe dhjetëra artistë që kanë nënshkruar një peticion për bamirësinë e vaksinave.
Me dhjetëra artistë kanë nënshkruar një peticion për dhurimin e vaksinave anticovid vendeve të varfra. Ata i janë bashkuar thirrjes së Unicef-it për shtetet e G7 përfshirë Mbretërinë e Bashkuar - duke u kërkuar atyre të dhurojnë 20% të vaksinave të tyre deri në gusht. Organizata ka paralajmëruar rrezikun për shpërdorimin e dozave ndaj kërkon një furnizim të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit sepse vendet e varfra nuk kanë burime për t'i përdorur të gjitha menjëherë.
Yjet përfshirë Billie Eilish dhe David Beckham po mbështesin thirrjen e Unicef.
"Pandemia nuk do të mbarojë askund derisa të mbarojë kudo," tha Beckham.
Të tjerë artistë që kanë nënshkruar letrën përfshijnë Andy Murray, Olivia Colman, Eëan McGregor, Liam Payne, Priyanka Chopra Jonas, Orlando Bloom, Katy Perry, Gemma Chan, Ëhoopi Goldberg, Claudia Schiffer dhe Chris Hoy.
Drejtuesja e vaksinës pranë Unicef, Lily Caprani tha se edhe vendet e varfra kanë nevojë të vaksinojnë popullatat e tyre në të njëjtën kohë me pjesën tjetër të botës.
"Në një moment, pa dyshim, do të duhet të vaksinojmë nën 18 vjeç," tha ajo.
"Por përparësia në këtë moment duhet të jetë sigurimi që të gjitha grupet e prekshme dhe prioritare në të gjithë botën marrin vaksina."
"Pra, ne po themi se vendet si Britania e Madhe dhe G7 duhet të dhurojnë dozat e tyre në ato vende me të ardhura të ulëta tani, ndërsa ende vaksinojnë popullsinë e tyre në shtëpi."
Por, javën e kaluar, Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se vaksinimi i fëmijëve në MB do të ketë përparësi sesa dërgimi i dozave jashtë. Ndryshe nga vendet e tjera, Mbretëria e Bashkuar nuk ka zbuluar sa doza ka në plan të dhurojë në skemën e ndarjes së vaksinave Covax.
