Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e Policisë së Ulqinit që u gjet i pajetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 22:17
Mbrëmjen e së martës u gjet në Shëngjergj të Ulqinit trupi i pajetë i ish-shefit të Policisë së Malit të Zi Rudolf Elezoviç.
Elezoviç ishte zhdukur prej 27 majit dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij, deri mbrëmë kur u gjet i pajetë. Policia dyshon se ai është vetëvrarë.
Për humbjen e mikut të saj ka reaguar edhe këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet në arrati për shkak se disa muaj më parë u kap me armë pa leje në pikën kufitare Morinë.
Morina i shpreh ngushëllimet familjarëve ndërsa shkruan në Instastory se e ka shumë të vështirë të flasë për këtë ngjarje të rëndë.

