Studim/ Kjo është pjesa e trupit që tregon inteligjencën tuaj

Thuhet se sytë janë 'dritarja' e shpirtit të njeriut dhe mesa duket kjo vlen edhe për trurin dhe zgjuarsinë.

Personat që i kanë bebet e syrit më të mëdha, në përgjithëi janë më inteligjentë, në krahasim me personat që i kanë bebet e syrit të vogla, sipas një studimi të ri shkencor amerikan që lidh madhësinë e bebes së syve me inteligjencën.

Studiuesit e Georgia Tech Institute,  të cilët botuan studimin në revistën Cognition, sipas British Daily Mail dhe American Scientific Journal, studiuan 500 persona të moshës 18 deri 35 vjeç nga Atlanta, të cilët iu nënshtruan testeve të ndryshme të inteligjencës. Performanca e tyre më pas u ndërlidh me madhësinë mesatare të bebes së syve (e cila luhatet gjatë ditës në varësi të dritës së jashtme).

Studimi zbuloi se  personat me bebe të mëdha, pavarësisht nga mosha, performuan më mirë mesatarisht në testet e vëmendjes, kujtesës dhe logjikës. Mbetet e paqartë pse bebja e syrit lidhet me aftësitë njohëse, por ndoshta madhësia më e madhe ka një efekt pozitiv në funksionin e trurit.