“Bashkë me ty”/ Almeda Abazi dhe aktori turk bëhen prindër për herë të dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2021, 08:38
Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk, Tolgahan Sayısman, janë bërë prindër për herë të dytë.
Çifti tashmë është shtuar me një vajzë të, cilën e kanë pagëzuar me emrin Alina.
Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori turk, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shprehet i lumtur për ardhjen në jetë të vajzës së tij.
“Bashke me ty. Perjete dhe pa kushte u rrit nje dashuri brenda meje. Zoti ja befte mbare kujtdo qe dëshiron. Mirëseerdhe prane nesh princeshë Alina. Na solle gëzim të gjithëve”-shkruan Tolga.

Çifti janë prindër edhe të një djali.