Politikani kapet mat nga kamera duke urinuar gjatë një takimi virtual parlamentar
Një politikan kanadez po heq dorë përkohësisht nga disa detyra pasi u kap në kamera duke urinuar gjatë procedurave parlamentare virtuale.
Incidenti ndodhi vetëm disa javë pasi William Amos, një deputet Liberal për Pontiac, Quebec, doli lakuriq në një video-thirrje.
"Unë urinova pa e kuptuar që isha në kamera," shkroi Amos në një deklaratë të shpërndarë në Twitter.
"Unë jam shumë në siklet nga veprimet e mia."
Amos do të tërhiqet nga detyrat e tij të komitetit dhe nga roli i tij si sekretar Parlamentar por do të vazhdojë të shërbejë si deputet.
"Ndërsa ishte aksidentale dhe jo e dukshme për publikun, kjo ishte plotësisht e papranueshme, dhe unë kërkoj falje," shkroi Amos në deklaratë.
Zyra e qeverisë tha se incidenti po merret "jashtëzakonisht seriozisht."
"Është e rëndësishme të kemi një mjedis të sigurt pune për të gjithë dhe ne i marrim këto çështje jashtëzakonisht seriozisht," tha Charles-Eric Lépine, zëdhënësi i qeverisë Liberale.
Kjo është falja e dytë e ligjvënësit Liberal në vetëm pak më shumë se një muaj.
"Kam bërë një gabim vërtet për të ardhur keq dhe padyshim që jam i zënë ngushtë," shkroi ai në Twitter më 15 Prill.
"Telefoni im ishte aksidentalisht i ndezur ndërsa unë po ndërrohesha kur u ktheva nga vrapi," tha ai pasi u shfaq pa rroba në video.
"Ishte një gabim i sinqertë dhe nuk do të ndodhë më," shkroi ai, raporton Insider.
