Operacioni 'Liria', nis vaksinimi i 18-vjeçarëve në Greqi

Sot, 29 Maj, në Greqi ka filluar procesi i vaksinimit për qytetarët 18 vjeç e lartë.

Sipas medieve greke, bëhet e ditur se 18 vjeçarët do të injektohen me vaksinën Johnson and Johnson.

Që nga mbrëmja e djeshme u hap platforma e ministrisë , në mënyrë që qytetarët 18 vjeç e lartë të caktojnë datën e vaksinimit, raporton CNN Greece.

Ndërkohë, mësohet se vaksinimi për fëmijët poshtë 15 vjeç nuk do të fillojë ende dhe se do të vonohet.

Greqia renditet e pesta midis 27 shteteve anëtare të BE-së, për sa i përket përqindjes së popullatës së vaksinuar me të dyja dozat.

Në Greqi janë bërë gjithsej 5.402.105 doza  vaksinash.

https://www.cnn.gr/ellada/story/267856/epixeirisi-eleytheria-gia-oloys-ano-ton-18-poio-emvolio-kanoyme-analoga-me-tin-ilikia