Pse shtrigat fluturojnë me fshesë? Ja cila është arsyeja dhe nuk është përrallë...

Jemi rritur duke dëgjuar përralla me princë, princesha, njerka dhe shtriga. Duke dëgjuar përralla të tilla ku gjithmonë ka një personazh të mirë dhe një të keq, shtrigat kanë qenë gjithmonë personazhet e 'urryer' të përrallës.

Kur rritemi mendojmë se të thënat për shtrigat, magjinë dhe fshesën që ato përdorni për të fluturuar janë veç se një përrallë dhe nuk kanë lidhje me realitetin.

Por e vërteta është ndryshe dhe  nuk është përrallë...

E gjithë historia me shkopin e fshesës bazohet në realitet dhe kjo bazohet te teksti i farmakologjisë me titull  "Vrasja, Magjia dhe Mjekësia" nga Johan Mann.

Substancat haluçinogjene

Në shekullin e 16-të, një mjek me emrin Andres de Laguna analizoi "ilaçet magjike" që gjeti në shtëpinë e një gruaje që ishte akuzuar për magji. Ato përmbanin barëra, të cilat shkaktonin gjumë të ëmbël dhe të thellë, por shpesh edhe vdekje. Gjatë "gjumit" barërat shkaktonin halucinacione (ëndrra) të bukura.

"Pse më zgjove?"

Kështu që mjeku vendosi të lyente trupin e një gruaje me këto barëra  dhe të shihte efektet që do të kishin substancat tek ajo: "Sapo e leva, ajo hapi sytë si  lepur dhe menjëherë më pas ra në gjumë. Gjumi i saj ishte aq i thellë saqë mendova se nuk do të zgjohej kurrë. Pas 36 orësh, unë isha në gjendje ta rikthej atë përsëri." Por gruaja u irritua kur e zgjua dhe tha  : "Isha e rrethuar nga të gjitha kënaqësitë e botës."

Pse shtrigat  fluturojnë me fshesë? Ja cila është arsyeja

Po “fluturonte” mbi det

Një mjek tjetër, gjithashtu në shekullin e 16-të, Giovanni Delaporta, raportoi të njëjtat efekte anësore nga substancat  dhe tha se një grua-shtrigë mendonte  se po fluturonte mbi det. "Këto gra udhëtojnë në ajër,  festojnë, këndojnë, kërcejnë, puthen dhe flirtojnë me të rinjtë."

Lyenin objektet me substancat e barërave

Në një moment, ata kuptuan që efekti anësor kur aplikohej nuk zgjaste aq gjatë sa ata do të donin, kështu që ata gjetën pjesë të trupit, ku efektet zgjasnin më shumë , siç ishin sqetullat dhe organet gjenitale. Pastaj vajosën objekte që përdorën, si fshesat dhe i vunë midis këmbëve.

Historiani britanik Raphael Holinsent kishte shkruar për gruan e parë të akuzua për magji në Irlandë në 1324, i cili "kontrolloi veshjet e saj dhe gjeti një kuti vaji me të cilin lyente shkopin e fshesës për të fluturuar."

Në shekullin e 15-të, teologu Jordan i Bergamos shkruajti: "Shtrigat rrëfejnë se disa ditë e net, ata lyejnë një copë druri dhe e hipin në atë ose lyejnë veten në sqetullat e tyre dhe fluturojnë."

Dhe kështu doli që shtrigat fluturojnë me shkop fshese.