Si t'i heqim njollat e vajit nga rrobat e bardha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2021, 08:18
Zgjidhja për të hequr lehtë dhe shpejt njollat e vajit nga rrobat e bardha duket se është gjetur nga një nënë, video e të cilës është bërë virale në rrjetet sociale.
Sipas Carolina Mccauley, duhet vetëm pak sodë buke, detergjent i lëngshëm rrobash, ujë i nxehtë, furçë dhëmbësh dhe letër kuzhine.
Gruaja fillimisht heq vajin me letër kuzhine nga bluza, vendos sodë buke në njollë dhe e lë atë për një orë. Pastaj përzien pak detergjent të lëngshëm rrobash me ujë dhe me ndihmën e një furçe dhëmbësh të vjetër fërkon njollën. Në fund vendos bluzën në lavatriçe.
https://www.instagram.com/p/CPO4BUOh3D6/?utm_source=ig_web_copy_link
