Përfshihen nga flakët 2 baraka të komunitetit rom në Gjirokastër, digjen 3 milionë lekë poshtë dyshekut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2021, 10:26
Dy barake që shërbenin si banesa për dy familje të komunitetit rom janë përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Gjirokastër.
Mësohet se banesat i përkisnin Skënder Trimit dhe Gëzim Rizvanit nga komuniteti rom.
Nga zjarri raportohet se nuk ka njerëz të lënduar. Ka vetëm dëme materiale dhe 3 milionë lekë të djegura të cilat ndodheshin nën dyshekun e Skënder Trimit ku flinte me gruan.
Njëra nga pronaret e banesë thotë se nuk e di cili ka qenë shkaku i zjarrit dhe në momentin kur ka rënë zjarr nuk kishte njerëz në banesa.
"Ndonjë korrent, ndonjë masë, ndonjë gjë, nuk e di.
Në momentin që ka marrë zjarr mesa dimë ne nuk kishte njerëz brenda. Njëra nga banesat është e imja. Orenditë e shtëpisë kishim brenda," thotë ajo.
