Raketa drejt Izraelit e Gaza, frika e një lufte, Netanjahu: Do na e paguajnë! Hamas: Ne jemi gati

Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit midis militantëve palestinezë në Rripin e Gazës dhe ushtrisë Izraelite është përshkallëzuar ndjeshëm, gjë që mund të çojë drejt një luftë të mundshme midis dy vendeve.

Më shumë se 1.000 raketa janë hedhur nga militantët palestinezë në këto 38 orë, raporton BBC.

Ushtria e Izraelit është shprehur se ky është dhe shkëmbimi më i madh i raketave, që nga viti 2014.

Nga 1,050 raketa dhe predha mortaje që janë shkrepur nga Gaza, 850 janë interceptuar nga raketat pergjuese te Izraelit, dhe 200 të tjera nuk arritën të kalonin kufirin.

Pamjet në video nga qyteti tregojnë raketa që përshkojnë qiellin e natës, disa shpërthejnë, ndërsa disa të tjera janë goditur nga raketat izraelite përgjuese.

Anna Ahronheim, korrespondente e mbrojtjes dhe sigurisë e Jerusalem Post, tha; "Të dëgjosh zhurmën e qindrave raketa të bien pranë ishte e tmerrshme".

Kryeministri Izraelian, Benjamen Netanyahu në një deklaratë për mediat shprehet; "Hamas dhe xhihadi islamik do të na e paguajnë për këtë që po bëjnë, dhe do ta paguajnë shtrenjtë.

Nga ana tjetër kreu i Hamas në një deklaratë për mediat tha:
"Nëse Izraeli kërkon që situata të përshkallëzohet, ne jemi gati, por nëse ata dëshirojnë që kjo ngjarje të mbyllet, ne gjithashtu jemi gati. Nëse ata pranojnë të heqin dorë nga Jeruzalemi, ne jemi gjithashtu gati.’’

Ndërkohë një zëdhënës i departamentit të shtetit të SHBA, në një deklaratë të dhënë shpreheT; ‘’Ne nuk duam të shohim provokime.

"Provokimet e bëra deri më tani kanë rezultuar në humbje të mëdha jetësh njerëzish, jetësh palestineze dhe ato izraeliane. Raportimet e vdekjeve janë të pafalshme, dhe ne duam që e gjitha kjo të marrë fund.’’

Zjarri me raketa u përshkallëzua pasi dy blloqet e kullave të banimit u rrëzuan në Gaza nga Izraeli.

Banorët ishin paralajmëruar të evakuonin ndërtesat përpara se avionët luftarakë të sulmonin.

Të paktën 43 palestinezë dhe gjashtë izraelitë janë vrarë nga sulmet të cilat kanë nisur që nga dita e hënë, shkruan BBC, raporton Ora News.