Tmerr në Indi, dhjetëra trupa të pajetë "lundrojnë" në lumë, dyshohet për viktimat e Covid-19
Banorët e disa fshatrave në Indi, janë përballur me një pamje të frikshme, me dhjetëra trupa të pajetë, që po dilnin në sipërfaqe të lumit Gangas. Sipas medieve të huaja, raportohet se disa trupa ishin të dekompozuar dhe disa tjerë, pjesërisht të djegur.
Banorët e zonës thonë për Agjencinë e Lajmeve AFP, se trupat janë hedhur në lumë, pasi krematoriumet janë të mbingarkuar nga numri i lartë i vdekjeve për shkak të covid-19, dhe sepse të afërmit nuk kanë mundësinë minimale për t'i djegur viktimat me dru.
Nuk është e qartë se si arritën trupat atje, por raportet e medieve lokale dyshojnë se trupat mund të jenë viktima të Covid-19.
Mësohet se trupat janë hedhur në shtetin fqinj, Uttar Pradesh, dhe më pas rryma i solli në fshatrat afër lumit Ganagas.
India ka shënuar mbi 246.116 vdekje që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, por shumë ekspertë besojnë se numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë. Ndërkohë spitalet e vendit janë në situatë kolapsi për shkak të mungesës së oksigjenit


