OBSH: Mutacioni indian i koronavirusit është gjetur në 44 vende
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se varianti SARS-CoV-2, i cili është përgjegjës për shpërthimin e virusit në Indi, tani është identifikuar në dhjetëra vende të tjera në botë .
Varianti B.1.617, i identifikuar për herë të parë në Indi në tetor, u gjet në sekuencat gjenetike të regjistruara në bazën e të dhënave GISAID "nga 44 vende në të gjashtë rajonet e OBSH", tha organi ndërkombëtar, duke shtuar se ka marrë "njoftime për prezencën e mutacionit dhe në pesë vende të tjera ".
Përveç Indisë, numri më i lartë i infeksioneve nga varianti B.1.617 është zbuluar në Britani .
Ky variant u përshkrua këtë javë nga OBSH si " shqetësim global ".
Konsiderohet si një nga arsyet, por jo e vetmja, që shpjegon shpërthimin e rasteve në Indi, shpërthimi më i keq i pandemisë në botë për momentin.
Është varianti i katërt më vdekjeprurës, pas atij të Britanisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut.
Këto tipologji mutacionesh janë më të rrezikshëm se forma origjinale e SARS-CoV-2, pasi janë shumë më ngjitës, vdekjeprurës dhe rezistentë ndaj disa vaksinave.
Varianti i identifikuar në Indi u shtua në listë sepse është më ngjitës .
Sipas shifrave zyrtare, rreth 4,000 njerëz vdesin çdo ditë për shkak të Covid-19 në Indi, ku numri i të vdekurve nga pandemia ka kaluar 250 mijë viktima.

