Sulmi me armë në shkollën ruse, qyteti i Tatarstanit ul flamujt në gjysmështizë
E mërkura ishte ditë zie për Republikën ruse të Tatarstanit, në nder të 9 viktimave të masakrës së një dite më parë.
Me flamujt të ulur në gjysmështizë në gjithë vendin, të afërm dhe banorë të kryeqytetit Kazan vendosën lule në perimetrin e jashtëm të Shkollës 175, ku të martën një i ri hapi zjarr ndaj nxënësve dhe pjesëtarëve të stafit.
7 fëmijë u qëlluan për vdekje në klasa, bashkë me dy të rritur.
Gjatë ditës u mbajt edhe funerali për mësuesen që dha jetën në mbrojtje të nxënësve.
"Rreth orës 9:30, dëgjuam një shpërthim shumë të fortë. U ndezën edhe alarmet e makinave. Menduam se ishte ndonjë shpërthim gazi."
"Nuk e kuptoj si ndodhi që fëmijët dhe shkolla ishin të pambrojtura? Fatkeqësisht është e vërtetë që në to mund të hysh fare lirisht."
Tatarstani është një republikë me shumicë myslimane, pjesë e Federatës Ruse.
Pas ngjarjes së fundit, presidenti Vladimir Putin urdhëroi ligjvënësit të rihapet debati për mbajtjen e armëve, pasi arma e krimit në masakrën e së martës ishte e regjistruar në emër të 19-vjeçarit, Ilnaz Galjaviev, autori i cili ishte përjashtuar nga shkolla për shkak të rezultateve të dobëta.
