Pogradec, seks me pagesë në lokal, prangosen 6 persona, mes tyre edhe një minorene

Policia e Pogradecit ka goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit në një lokal.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar sot dhe për pasojë janë arrestuar 2 femra dhe 1 vajzë minoren 17 vjeç të cilat ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Është ndaluar pronari i hoteli si edhe 3 klientë që janë gjetur në hotel dhe bar në kohën e operacionit.

Vendi ku ushtrohej aktiviteti përgjatë aksit Pogradec-Drilon.