Toçe: Jemi përballë një shteti të kriminalizuar, kush është i angazhuar në politikë ta shpëtojë Shqipërinë
Psikologia Denada Toçe, njëkohësisht dhe kandidate për deputete për Partinë Bindja Demokratike, shprehet se është futur në politikë për të qenë zëri i problematikave të jetës së përditshme.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Toçe shprehet se ajo së bashku me kandidatët e tjerë erdhën me një program për ndryshim, teksa shton se fituesi i zgjedhjeve duhet të mbajë përgjegjësinë dhe humbësi duhet të tregohet i përgjegjshëm.
“Arsyeja ishte për të rritur kualitetin që nuk e gjej në politikën aktuale, për t’Iidhënë zë angazhimit që kam patur si një personazhi I angazhuar me problematikat në jetën e përditshme. Vë re nevojën shumë të madhë për një përmirsësim të dukshëm të politikave sociale, të një performance që na takon, që është në standartet Evropiane, jo të asaj që ne shohim nëpër letra.
Duke besuar bindshëm se nevoja është shumë e madhe erdha me këtë pritshmëri, kërkesa është shumë e madhe por oferta është e pandershme. U futa në këtë fushë që nesër mund të jem zëri i dikujt në parlament, jam aq racionale për të kuptuar fitoret e mia aq sa për të kuptuar dhe humbjen, për të parë pse ne arritëm në këtë rezultat dhe për t’i bërë një analizë dhe vetes dhe analizë raportit të Partisë ku unë isha kandidate. Pa diskutim një fitore duhet të marri përgjegjësinë e saj dhe një humbje duhet të jetë e përgjegjshme. Në radhë të parë nuk kam humbur vetëm unë, me këtë qasje që kisha unë ishim një grup. Ne erdhëm me një frymë me një program për ndryshimin. “
Më tej ajo shprehet se politika në 30 vitet e fundit ka themeluar modelin e suksesit të atij që vjen dhe shet dhe blenë Shqipërinë.
“Këto zgjedhje njeriun që ishte model i vlerave e nxorrën një model jo i dëshirueshëm, ose e nxorrën një model që nuk ka asnjë lloj vlere për shumicën. Politika 30-vjeçare ka themeluar modelin e suksesit të atij që vjen dhe shet dhe blenë Shqipërinë pa kurrfarë ndërgjegje. Sot është një administratë e tërë që vihet në funksion të politikës dhe se kontrollohet se për kë voton. Ty të merr dikush nën patronazh dhe ti je i kontrolluar nga partia.”
Toçe thekson se personat që janë të angazhuar në politikë kanë përgjegjësinë të shpëtojnë Shqipërinë nga kapja e shtetit, duke lënë të nëkuptohet se fjala është për Kryeministrin Rama.
“Askush nuk duhet të dekurajohet nga kjo luftë. Të gjithë ata që e gjejnë veten dhe mund ta përfaqësojnë veten e tyre si perzonazhe ose njerëz të angazhuar politikë, ka përgjegjësinë të shpëtojë Shqipërinë nga makthi i kapjes së gjithçkaje në duart e tre ose katër personave.
Kjo kapje I ka shëndërruar njerëzit në një kohë tjetër, në një mungesë lirie dhe një frike konstante se mos humbasim dhe ato që kemi. Mungesa e kësaj lirie na kthen si ato skllevërit që jetojnë vetëm për një kafshatë. Ne duhet të japim kontributin tonë, duhet të jemi të përgjegjshëm se jemi përballë një shteti të kriminalizuar. “

