Marku i kërkon Bashës të nisin protestat, kreu i PD-së: Betejën e vazhdojmë në shtator në Parlament
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2021, 20:26
Në mbledhjen e kryetarit Lulzim Basha me deputetët dhe kandidatët jo fitues të Partisë Demokratike, Mark Marku është shprehur se dueht të lihen mënjanë procedurat dhe të nisin protestat për të mbrojtur votat.
“Duhet të lemë procedurat, ka ardhur koha të tregojmë si e mbrojmë ne votën. Duhet të nisim protestat popullore. Duhet të përdoret çdo formë. Nuk është kontradiktor qëndrimi ynë që edhe të mos njohim zgjedhjet edhe të futemi në parlament ” ka thënë Marku.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në mbledhje Kryedemokrati është shprehur se betejën do ta vazhdojnë në Kuvend.
“Pas shqyrtimit të provave do të merret vendimi si do veprojnë opozitarët. Betejën në shtator do ta vazhdojmë në Parlament”-është shprehur Basha.
