Graciano Tagani zbulon ekskluzivisht projektin e ri në studion e Why Not, ja çfarë do të sjellë shtatori për të
Graciano Tagani i ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora ka zbuluar projektin e tij më të fundit për moderatoren Roza Lati. Ai shprehet se do të jetë një talent show, i cili nuk do të fokusohet vetëm te baleti.
"Kemi shumë njerëz që po kërcejnë dhe kërcejnë nëpër palestra, sepse nuk kanë skenë. Por magjinë e skenës nuk e zëvendëson asgjë tjetër. Përpos kësaj kam një projekt që dua të ta jap pak më shumë informacion. Në shtator do filloj përsëri një talent show, por që nuk do jetë vetëm për balet. Do ketë balet, por do ketë dhe këngë dhe gjëra të tjera. Kështu që ta bëra dhoro. Me konceptin që kam dua të jem pjesë e jurisë sepse në gjërat serioze dhe gjëra të mëdha në spektakle që duan dinjitet duhet të kenë patjetër një prezantuese të bindshme," tha Graciano.
