Graciano Tagani: Moderimin e emisioneve e kam nisur në Ora News
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2021, 21:49
Gracioano Tagani, i ftuar këtë të dielë në emisionin "Why Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati tregoi se hapat e parë në moderim i ka hedhur pikërisht në Ora News.
"Impaktin e parë dhe emocionet e para në moderim i kam marrë te Ora. Domethënë eksperimenti filloi te Ora, që unë fillova të më zbërthehej goja dhe të bëja ato situatat e mia, jo moderim i mirëfilltë sepse janë bërë të gjithë prezantues tani siç janë bërë edhe të gjithë balerin dhe nuk dua ta kategorizoj veten si moderator profesionist se jam shumë larg asaj gjëje, por si një njeri "funny", një njeri që ka batutë, një njeri që i vjen siç e ka zemrën," tha Graciano.
