Marrëdhënia me vjehrrin? Ja si përgjigjet Armina Mevlani për raportet me Berishën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2021, 22:43

Armina Mevlani, Shkëlzen dhe Sali Berisha
Blogerja Armina Mevlani, së fundmi ka bërë një bisedë me ndjekësit, ku dhe nuk ka nguruar që t'u përgjigjet pyetjeve që i janë bërë.
Në një pyetësor në Instastory, Mevlani është pyetur dhe për raportin që ka me vjehrrin e saj, ish-kryeministrin Sali Berisha.
Blogerja ka thënë se ka një marrëdhënieshumë të mirë me Berishën, teksa ka shtuar se ai është dëgjues i mirë dhe se nga ai mëson sa herë që flet
"Si është si vjehrr Berisha?- shkruan ndjekësi.
“Dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin, etj”, ka qenë përgjigja e Arminës.