Kryeministri jep dorëheqjen para zgjedhjeve

Kryeministri armen Nikoll Pashinyan dha dorëheqjen për të shkuar në  zgjedhje të reja parlamentare, pas një krize politike që u shkaktua si pasojë e luftës me Azerbajxhanin, që u zhvillua vitin e kaluar.

Dorëheqja e papritur e  Pashinyan,  45 vjeç,  do të fillojë procesin e shpërndarjes së parlamentit përpara zgjedhjeve që do të mbahen më  20 qershor.

Ai më parë u takua me udhëheqësit e partive parlamentare të cilët ranë dakord të mos emërojnë një kryeministër të ri pas dorëheqjes së tij, duke imponuar zgjedhje të reja sipas ligjit Armen.  Ai do të mbetet kryeministri i përkohshëm deri në votim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook.”

Kryeministri jep dorëheqjen para zgjedhjeve

“Sipas marrëveshjes me presidentin dhe forcat politike, sot kam dhënë dorëheqje në mënyrë që zgjedhjet e reja parlamentare të mbahen më 20 qershor.”

Pashinyan shtoi se planifikon që të garojë në zgjedhje me partinë e tij, Kontrata Civile.

“Do të jem kandidat për kryeministër. Nëse njerëzit vendosin që unë duhet të japë dorëheqje si kryeministër, unë do të respektoj vullnetin e tyre dhe nëse ata duan që unë të vazhdoj punën time si kryeministër, gjithashtu do të respektoj vullnetin e popullit”, tha ai.

Ky vendim vjen pas disa ndryshimeve që Armenia ka bërë në Kodin Zgjedhor, ndryshime të cilat, sipas opozitës, janë bërë që të ndihmojnë Pashinianin që të fitojë në zgjedhje, raporton Bloomberg.