Mbyllen hetimet e "Urës Morandi" ku humbën jetën dy shqiptarë
Italia ka mbyllur hetimet mbi tragjedinë e shembjes së Urës Morandi në Genova, ku humbën jetën 43 persona mes të cilëve dhe dy të rinj emigrantë shqiptarë Marjus Djerri 22 vjeç e Edi Bokrrina 28 vjeç.
Hetimet që zgjatën gati tre vite ,të drejtuara nga prokurorët Massimo Terrile e Walter Cotugno, vunë në hetim 71 persona e dy kompanitë Aspi e Spea që kishin përgjegjësi për mirëmbajtjen teknike të urës.
Në dosjet hetimore akuzohen për raporte false mbi gjendjen teknike të urës e analiza e të dhënave ka shtirë këtë problematike dhe për vepra të tjera publike italiane.
Kolona 9 e Urës Morandi e shembur gjatë tragjedisë rezulton e kontrolluar për herë të fundit nga kompania përgjegjëse në tetor të vitit 2015.
"Këto kontrolle," shkruajnë prokurorët, "janë kryer në orët e vona të natës e vetëm nga ana e detit, e relazioni bashka-ngjitës i ekspertëve flet për gjendjen preokupuese të saj, Mbikqyrja e inspektimi i Urës nuk ka respektuar legjislacioni aktual", lexohet në konkluzionet e Prokurorisë Italiane.
Ishte ora 11:36 minuta e paradites së 14 gushtit 2018, kur Ura Morandi, një nga pikat lidhëse kryesore të qytetit të Genovas dhe e tërë rajonit të Ligurias, u shndërrua në pluhur duke i marrë jetën e plagosur dhjetëra persona që në ato momente po udhëtonin mbi të.
Sot Ura është rindërtuar dhe mban emrin "Genova San Giorgio", në nderim të Shenjtorit San Giorgio, mbrojtës i këtij qyteti. Ura e re është realizuar nga arkitekti Renzo Piano e mbi janë pozicionuar 43 shtylla ndriçuese në nderim të 43 viktimave të tragjedisë.
