Italiani 36-vjeçar nuk përmbahet/ Qëllon me armë banakierin shqiptar dhe godet gruan, arratiset me të birin për 6 orë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Reggio Emilia në Itali. Një 36-vjeçar nga Napoli qëndroi 6 orë në arrati para se të binte në prangat e policisë për shkak të ushtrimit të dhunës dhe për vrasje në tentativë.
Ai është identifikuar si Ferdinando Russo , me origjinë nga Napoli , dhe ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 14:00 kur ai hyri në lokalin "Cristal" ku gruaja e tij punon në Novellara dhe pasi e goditi me grusht nxori një armë dhe qëlloi banakierin tjetër, një 36 vjeçar me origjinë shqiptare.
Sipas medieve italiane, shkak mund të ketë qenë xhelozia, por hetimet e karabinierëve do të përcaktojnë motivin, ndërkohë mbetet e paqartë se ku e ka hedhur ose fshehur armën që kishte me vete.
Sipas dëshmive të të plagosurve dhe disa klientëve, Ferdinando Russo hyri në klub, nxori armën dhe qëlloi disa herë , dy prej të cilave goditën në këmbë shqiptarin - menaxherin e klubit. Menjëherë pasi ai shkoi tek gruaja e tij e goditi atë në fytyrë. Pastaj u largua me një "Nissan Qashqai" me ngjyrë të errët.
Russo mori me vete djalin e tij 17-vjeçar dhe qëndroi së bashku me të në arrati. Por në mbrëmje, u bind që të dorëzohej në polici dhe pranoi gjithçka kishte ndodhur.
Russo nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi në dhjetor të vitit 2007, u arrestua për tregtinë e kokainës në Novellara.
Ai tani ndodhet në burg në Modena për "vrasje në tentativë dhe plagosje."