Kosumi: Qeveria Kurti do ta fusë dialogun me Serbinë në shina stabël, nuk e kemi litarin në fyt

Në një intervistë për RTV Ora, profesori dhe ish-kryeministri i Bajram Kosumi u shpreh se zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë ishte një model demokratik.

Kosumi tha se dialogu me Serbinë nuk është një kusht ekzistencial për Kosovën dhe theksoi se duhet një dialog i mirëfilltë mes të dyjave vendeve.

Kosumi: Çështja e parë që duhet theksuar këto muajt e fundit janë zgjedhjet dhe është vërtetuar se në Kosovës është krijuar një kulturë e mirëfilltë për procesin zgjedhor. Lus që një gjë e tillë të ndodhë edhe në Shqipëri. Kalimi i pushtetit nga një parti në një tjetër duhet të kthehet në një kod normal sjelljeje demokratike. Fakti që sistemi politik i Kosovës e pamundëson marrjen e më shumë se sa 50% të votave, dhe fakti që LVV i mori tregon se ishte më shumë se sa një kalim pushteti. Ky është jnë model për të krenuar dhe që të merret edhe nga vendet e tjera.

Mendoj se dialogu është një nga prioriteteve, por nuk mendoj se është kusht ekzistencial. Sigurisht që është kusht sepse në mungesë të tij, do të kemi një politikë të brishtë mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në rajon. Ne nuk e kemi litarin në fyt dhe të bisedojmë me çdo kusht, por Serbia mund ta ketë që të deklarohet mes Rusisë dhe BE-së. Ne na duhet një dialog i mirëfilltë dhe këtu i jap të drejtë qeverisë Kurtit, sepse dialogu këto vite nuk kanë qenë i vërtetë këto vite. Janë shumë marrëveshje që janë nënshkruar, por që nuk janë respektuar nga ana e Serbisë. Ka marrëveshjeve për njohjen e diplomave dhe Serbia nuk e ka zbatuar. Kjo do të thotë se ka qenë një dialog në favor të Serbisë.

Kosumi shtoi se qeveri aktuale do ta fusë në shina më stabël dialogun me Serbinë si dy shtete me prioritetet e tyre respektive.

Kosumi: Unë besoj se qeveria aktuale do ta ndërpresë këtë gjë dhe do ta vendosë dialogun në shina me stabël. Ne duhet të ulemi si dy shteti me prioritetet e tyre dhe secili ka synimet e veta. Qëllimi final duhet të jetë njohja mes dy shteteve. Sigurisht që ne duhet të bisedojmë, por nuk duhet të krijojmë alibi për Serbinë se po u ul me Kosovën do të zgjidhen çështjet. Çështjet mes dy vendeve zgjidhen kur firmohet nga të dyja shtetet njohja reciproke.