Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, merr dozën e parë të vaksinës antiCovid

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka marr sot dozën e parë të vaksinës anticovid.

Lajmin e ka bërë vet të ditur Von der Leyen me anë të një postimi në Twitter, teksa ka postuar edhe foto nga momenti kur ka marrë vaksinën.

Krahas fotos ajo ka shkruar më tej se se dorëzimet e vaksinave dhe vaksinimet do të përshpejtohen brenda BE-së.

 “Jam e lumtur që edhe unë sot mora dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, pasi numri i vaksinimeve brenda BE-së ka kaluar mbi 100 milionë. Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt do ta kontrollojmë pandeminë”, tha ajo.

Deri më tani nuk dihet se cilën vaksinë ka marrë 61-vjeçarja.