BE arrin në kuotën e 100 milionë vaksinimeve ndaj Covid-19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka arritur në kuotën e 100 milionë vaksinimeve kundër koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

" Sot kemi arritur 100 milion vaksina në BE. Një objektiv për të cilin mund të krenohemi. Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që evropianët të mund të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha von der Leyen.

Komisioni Evropian, ka njoftuar pak ditë më parë se ka siguruar një sasi shtesë prej 50 milionë dozave të Pfizer Biontech, që do të shpërndahen nga prilli deri në fund të qershorit.