Prince Phillip me 7 stërnipër Buckingham Palace publikon foton familjare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2021, 07:49
Vijojnë homazhet fotografike të Familjes Mbretërore Britanike në kujtin të Prince Philip, i cili vdiq më 9 prill në moshën 99 vjeçare.
Këtë herë, në faqet zyrtare sociale të Familjes, u botua një pamje private e Mbretëreshës dhe bashkëshortes, e bërë në 2018 nga Kate Middleton.
Në foto shfaqen Mbretëresha Elizabeth dhe Phillip, në Kalanë Balmoral, të rrethuar nga 7 stërnipa.
Në profilet zyrtare të Kate dhe William, u botua një tjetër foto e kryer në vitin 2015, e cila portretizon Dukën e Kambrixh me dy fëmijët e tyre të parë së bashku me Philip dhe Elizabeth.
Kështu Pallati Buckingham dëshiron të kujtojë Dukën e Edinburgut "si baba, gjysh dhe stërgjyshi", raporton Ora News.
Ceremonia mortore e Prince Philipp do të zhvillohet më 17 prill.