Sërish bisedime për "Brexit", Irlanda e Veriut ul në tryezë BE-në me Britaninë

Nënkryetari i Komisionit Evropian Maros Sefcovic dhe ministri për Brexitin i Mbretërisë së Bashkuar David Frost do të zhvillojnë bisedime këtë të enjte në Bruksel mbi rregullat tregtare të Irlandës së Veriut.

Irlanda e Veriut është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por në marrëveshjen e dakordësuar me Brukselin, ajo mbeti pjesë e tregut europian.

Marrëveshja e Brexitit ka sjellë barriera shtesë tregtare midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës britanike.

Kështu që lëvizja e mallrave midis dy pjesëve të Mbretërisë së Bashkuar duhet të kontrollohet.

Këto formalitete të reja për mallrat që kalojnë përmes detit irlandez kanë shkaktuar pakënaqësi te irlandezët.

Të dyja palët, Brukseli dhe Londra, po përpiqen të gjejnë një marrëveshje mbi rregullat e tregtisë në Irlandën e Veriut mes tensioneve në rritje në vend.

Në fillim të këtij muaji, pati trazira në Belfast, ku shumë të rinj hodhën tulla, fishekzjarre dhe bomba me benzinë ​​ndaj policisë.

Takimi mes nënkryetarit të Komisionit Evropian Maros Sefcovic dhe ministrit për Brexitin të Mbretërisë së Bashkuar David Frost do të zhvillohet një muaj pasi Bashkimi Europian ndërmori veprime ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar, duke argumentuar se ish-anëtari nuk i respektoi kushtet e marrëveshjes së tërheqjes nga Europa dhe shkeli ligjin ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Komisionit Europian tha se Sefcovic dhe Frost do të kenë një takim jozyrtar për të "përmbledhur ecurinë e punëve" dhe "për të siguruar një drejtim politik për të dyja ekipet mbi çështjet e pazgjidhura".