E rëndë/ Rrëmbehet dhe vritet një person me sindromën Down, trupi i tij shkëmbehet me një kufomë tjetër
Në shumë pjesë të Kinës ekziston një ndalim për varrimet e trupave dhe për ta kapërcyer këtë, një familje punësoi dikë për t'i siguruar një trup zëvendësues, i cili ishte djegur në vend të tij.
Vrasja ka ndodhur në 2017 por vetëm javën e kaluar u bë virale, pasi një artikull mbi incidentin e ndodhur u shfaq në internet.
Vrasësi i punësuar është identifikuar vetëm nga mbiemri i tij Huang. Atij i është dhënë një dënim me vdekje me kusht, sipas Gjykatës së Lartë të Popullit Guangdong.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Huang në vitin 2017 kishte marrë para nga familja për t'i siguruar një trup tjetër pasi donin që anëtari i tyre i vdekur i familjes të kishte një varrim tradicional.
Familja jeton në qytetin Shanwei në provincën Guangdong, e cila kërkon që të gjithë trupat e pajetë në këtë provincë të digjen.
Kështu Huang vrau dikë tjetër në mënyrë që të përmbushte marrëveshjen e vendosur.
Ai pa një burrë me sindromën Down tek rruga. Huang e ftoi atë në makinë dhe i dha viktimës alkool derisa të vdiste. Ai më pas e futi trupin e viktimës në një arkivol dhe ditë më vonë ai iu kalua familjes në këmbim të parave.
Familja pagoi 107,000 juanë (11,900 £, 16,300 dollarë), nga të cilat 90,000 shkuan tek i akuzuari ndërsa pjesa tjetër shkoi te një ndërmjetës i cili ka ndërruar jetë.
Familja pastaj vazhdoi ta kremtonin atë arkivol duke pretenduar se ishte i afërmi i tyre i vdekur.
Trupi aktual i të afërmit u varros në mënyrë të fshehtë në një mënyrë tradicionale.
Pas zhdukjes së viktimës në 2017, ai u raportua si person i zhdukur.
Policisë iu deshën më shumë se dy vjet për të zbuluar krimin dhe për të gjetur të akuzuarit.
Familja që punësoi Huang u shpall fajtore për "fyerjen e një kufome", por nuk u dha një dënim me burg. Ende është e pa qartë nëse i duhet të paguajnë një gjobë, raporton BBC.
Historia mori rëndësi në të gjithë vendin javën e kaluar pasi u përhap në media.