Lëvizja e Biden, trupat amerikane tërhiqen nga Afganistani më 11 shtator

Ushtria amerikane do të tërhiqet përfundimisht nga Afganistani më 11 shtator, me rastin e përvjetorit të sulmeve terroriste nga Al-Kaeda.

Uashingtoni njoftoi se pas 20 viteve prezente në vend dhe mobilizimit të 800 mijë ushtarëve, SHBA-ja i ka arritur objektivat e vet.

"Ne gjykojmë se kërcënimet kundër nesh që vijnë nga Afganistani tani janë në nivelin që mund t'i adresojmë pa pasur nevojë për ushtrinë tonë atje dhe pa vijuar luftën me Talibanin," deklaroi një zyrtar i administratës amerikane.

Ish-presidenti Donald Tramp kishte vendosur 1 majin si datën për largimin nga Afganistani.

Ikja e trupave ishte dakordësuar me talibanët, grupin e militantëve që Amerika i rrëzoi nga pushteti tetorin e vitit 2001 kur nisi ofensivën.

Të martën ata thanë se ndihen të tradhtuar dhe ëse nuk largohen forcat e huaja, nuk do vijojnë as bisedimet për paqe me qeverinë aktuale.

Në Afganistan tani shërbejnë rreth 2,500 trupa amerikane.

Pas 11 shtatorit, ato do të fokusohen te ruajtja e sigurisë përreth ambasadës së SHBA-së.

Bashkë me trupat amerikane pritet të largohen edhe rreth 7,500 ushtarë të NATO-s.