Franca pezullon fluturimet për në Brazil për shkak të Covid-19
Pezullohen fluturimet mes Francës dhe Brazilit për shkak të situatës së përkeqësuar të pandemisë në Brazil.
Kryeministri i Francës e ka marrë këtë vendim pasi shprehet i shqetësuar për vendin e tij dhe duke marrë parasysh situatën e ndërlikuar atje nuk ka dashur të ndikojë në vendin e tij.
Ky vendim nuk është pritur mirë nga ligjvënësit për mbajtjen e fluturimeve në Brazil të hapura në një kohë kur kombi i Amerikës së Jugut është ndër vendet më të goditura me virusin.
Numri i të vdekurve në të gjithë vendin arriti në 13,517,808 të Martën. Disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Italinë, Holandën, Portugalinë dhe MB-në vendosën të mbyllin rrugët e tyre ajrore.
Udhëtarëve u kërkohej gjithashtu të izolonin për 10 ditë pas mbërritjes në Francë, raporton AA.