Bayerni përgatitet për revolucion, Flick në pikëpyetje
Duket si një shaka e tepruar po të mendosh që Hansi Flick që i dha 7 trofe sezonin e kaluar Bayernit tê Mynihut të jetë në ajër por është kështu pas eliminimit në Champions League nga PSG.
Nuk bëhet fjalë për ta diskutuar për aftësitë e tij apo për rezultate por për përplasje të forta me Drejtorin Sportiv, Salihamidzic me të cilin kanë probleme prej kohësh sidomos per merkaton. Alaba fillimisht e më pas Boateng ishin dy lojtarë kyç për trajnerin por që te dy u larguan dhe klubi nuk bëri shumë për t'i mbajtur ndërsa edhe për t'i zëvendësuar nuk ka emra në lartësinë e duhur.
Rummenigge ndërhyri pak ditë më parë duke u kërkuae të dyve që të ulin tensionet por gjërat po shkojnë drejt një vendimi, ose Flick ose Salihamidzic, që të dy vështirê tê qëndrojnë.
Në fund të sezonit do të bëhet një bilanc madje do të diskutohet edhe për blerjet e mundshme që në fakt nuk do të jenë yje pasi financat në një kohë të tillë janë të pakta edhe për një klub si Bayern Munchen.