Politikani serb shokon Beogradin: Kosova nuk është Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2021, 14:01
Kryetari i Partisë Socialiste serbe, LSV, Nenad Çanak ka habitur opinionin vendas me deklaratën e tij të fortë se “Kosova nuk është Serbi”.
Duke kritikuar opozitën, ai i ftoi të shkojnë në Kosovë dhe ta shohin se sa është pjesë e Serbisë, deklaratë kjo që u cilësua si shokuese nga mediat serbe.
“Si mund të mos jepni diçka që nuk është e juaja edhe ashtu? Nëse Kosova është Serbi, përpiquni të shkoni në Kosovë dhe do të shihni se sa është pjesë e Serbisë”, pyeti Çanak, citojnë mediat serbe, raporton Ora News.
Deklarata e Canak pritet të komentohet gjatë në Serbi dhe jo vetëm...