Stërvitja "Defender 21", Kim pret ushtarët amerikanë që do të trajnojnë Forcat e Armatosura
Ambasadorja amerikane Yuri Kim mirëpriti ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë.
Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.
Sipas Kim, stërvitja 'Defender 21' do të provojë dhe forcojë aftësinë e aleatëve për t'u vendosur shpejt, për të luftuar fort dhe për të fituar. Ushtarët gjithashtu do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhaëk nga Shtetet e Bashkuara.
"Krenar për të mirëpritur ushtarët amerikanë për të ndihmuar Shqipërinë ndërsa përgatitemi për stërvitjen më të madhe ushtarake shumëpalëshe të udhëhequr nga SH.B.A, në Ballkanin Perëndimor. Defender21 do të provojë dhe forcojë aftësinë e aleatëve për t'u vendosur shpejt, për të luftuar fort dhe për të fituar", shkruan Kim.