Kryeministrja e Norvegjisë gjobitet për shkelje të rregullave Covid-19, ja sa është gjoba

Policia Norvegjeze tha ditën e sotme se ata kanë gjobitur kryeministren Erna Solberg për thyerjen e rregullave të distancës sociale Covid-19, kur ajo organizoi një mbledhje familjare për të festuar ditëlindjen e saj.

Gjoba është 20.000 (Norwegian crowns), ose 2352 dollarë, tha shefi i policisë Ole Saeverud në një konferencë shtypi.

Kryeministrja me dy mandate kërkoi falje për organizimin e një ngjarje për ditëlindjen e saj të 60-të me 13 anëtarë, pavarësisht nga rregullat e qeverisë që ndalojnë grumbullimet me më shumë se 10 njerëz.

"Mbase policia nuk do të kishte lëshuar një gjobë në shumicën e rasteve të tilla,por kryeministrja ka qenë në krye të punës së qeverisë për të vendosur kufizime," tha policia.

"Gjoba është veprimi i duhur për të mbështetur besimin e publikut të gjerë në rregullat për kufizimet shoqërore," tha Saeverud.

Zyra e kryeministres nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente,  raporton Reuters.