E rrallë! 27-vjeçarja sjellë fëmijën e saj në jetë pak para uljes së avionit
Një grua ka sjellë fëmijën e saj në jetë teksa ishte në aeroplan me ndihmën e një studenteje të mjekësisë që ndodhej në bord.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Kultumah Mohammed, 27-vjeç po fluturonte nga Kanadaha, drejt Kairos në Egjipt, kur kuptoi se bebes i erdhi momenti për të lindur.
Në atë moment ekuipazhi i linjave ‘Egypt Air’ tentoi të bënte ulje emergjence në Asëan, rreth 500 milje në jug të Kairos, por bebja lindi para se avioni të ulej.
Mësohet se në lindjen e bebes 27-vjeçaren e ndihmoi studentja e mjekësisë Laila Mohamed Abou Bakr, e cila ndodhej në avion.
Linjat ajrore thonin në një deklaratë: “Për çështjen u ndoqën të gjitha procedurat e sigurisë së pasagjerëve dhe në bashkëpunim me studenten e mjekësisë u realizua lindja në fluturim”.