E pazakontë, një grua në SHBA lind fëmijën e gjatë 60 cm dhe me peshë 6.6 kg

Një nënë amerikane ka bërë xhiron e rrjetit pas lindjes së djalit të saj. Fëmija i ardhur në jetë peshonte 6.6 kg dhe ishte i gjatë 60 cm.

Kjo është një peshë marramendëse pasi një foshnjë normale peshon rreth 3.5 kg ose 4.5 kg.

Në javën e 38 të shtatzanisë ajo e lindi djalin e saj në një lindje jo natyrale, pasi ai ishte aq i madh sa duheshin dy mjekë të pranishëm në sallë.

Asaj iu desh të kalonte 11 ditë në Njësinë e Kujdesit Intensiv , ku ishte e qartë që ai ishte dhe fëmija me peshën më të madhe në atë spital.

‘’Njësia  e Kujdesit Intensiv nuk kishte as pelena apo rroba, ndaj iu desh të shkonin në pavionin e pediatrisë për të marrë pelena për fëmijë nga gjashtë deri në nëntë muajsh.

Historia e saj është pritur me frikë në mediet sociale dhe ka arritur të mbledhë më shumë se 7.4 milion pëlqime vetëm në Tik Tok.

Shumë përdorues kanë bërë shaka për faktin se foshnja ka lindur si një burrë plotësisht i rritur.

Në  komente shkruhej;  ‘’Ajo  foshnjë u largua nga shtëpia për në spital.

‘’Kur lind të shtunën, por të duhet të luash për NFL të dielën.’’

‘’Ne kemi nevojë të na informoni. ‘’Ai ndoshta është në kolegj apo diku tjetër tani.’’