Gjen të groposur nën dhé kapanxhën e betonit mendoi se ishin florinj por...
Teksa po punonte në kopshtin e shtëpisë së tij në Kanada, një burrë u ndesh me diçka që kurrë nuk e kishte menduar më parë.
Të groposur në oborrin e kopshtit para shtëpisë së tij ai zbuloi një strukturë betoni.
Tony Huisman u bë viral pasi postoi një video të "zbulimit" të tij në Tik Tok, e cila tashmë është parë më shumë se 11 milion herë.
"Unë isha duke u marrë me disa punë tek kopshti i shtëpisë ditën e sotme, teksa zbulova një kuti të çuditshme sekrete prej betoni e groposur nën tokë," - tha Huisman.
"Në fillim gjeta një dorezë, por më pas kam gërmuar akoma më shumë dhe kam zbuluar një tjetër dorezë. Vendosa të vazhdoja derisa ta pastroja deri në fund, në mënyrë të tillë që ta kisha më të lehtë për ta ngritur e për ta nxjerrë prej aty."
Në video, Huisman shihet teksa përdor një lopatë për të pastruar baltën ne oborrin e tij.
Kur ai u ndesh me strukturën misterioze prej betoni, ai menjëherë mendoi se zbuloi flori.
Por fatkeqësisht ishte krejt e kundërta.
"Kur u përpoqa ta nxirrja, ajo peshonte vërtet shumë, ndaj vendosa të marrë disa vegla më të mëdha për të më ndihmuar ta nxirrja në sipërfaqe. Ju nuk do ta besoni dot kurrë se çfarë zbulova," - shtoi Huisman.
Në momentin që Huisman e vuri re se çfarë zbuloi, ai menjëherë rrotulloi kamerën duke u larguar nga vendi, pasi filloi të mbante një erë të pakëndshme.
"Unë kam jetuar këtu për gjashtë vite tashmë, pronari para meje kishte jetuar këtu për dy vjet dhe njerëzit para nesh kishin të vendosur një kolltuk pikërisht në vendin ku ndodhet edhe gropa," - tha Huisman në një video tjetër të postuar.