SHBA rendit në listën e zezë shtatë grupe të superkompjuterave kinezë
SHBA ka renditur në listën e zezë shtatë grupe kineze që akuzohen për ndërtimin e super kompjuterëve në ndihmesë të ushtrisë së saj.
Kjo është lëvizja e parë e bërë nga administrata Biden, për ta bërë më të vështirë mundësinë që qeveria kineze të marrë në kontroll teknologjinë amerikane.
Ditën e enjte, tre kompani dhe katër degë të Qendrës Kombëtare të Superkompjuterisë së Kinës u shtuan në listën e zezë të SHBA-së.
Kjo ndalon kompanitë amerikane të eksportojnë teknologji në grupe pa miratimin e tyre.
Departamenti i tregtisë së SHBA-së tha se grupet ishin të përfshirë në ndërtimin e super kompjuterëve të përdorur nga "aktorët ushtarakë" kinezë dhe lehtësimin e programeve për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Grupet e posaçme që po merren me zhvillimin e superkompjuterave të Kinës janë lojtarët kryesorë në planin e Pekinit për vetë-mjaftueshmërinë e çipave.
Administrata Trump gjithashtu pati në shënjestër dhjetëra kompani kineze që dyshoheshin për përdorimin e teknologjisë amerikane për përdorime ushtarake, duke përfshirë këtu edhe kompaninë telefonike të Huawei.
Masat e dhëna nga Presidenti Biden ditën e enjte, kërkoi që shtatë grupet kineze të marrin licenca për të hyrë në tregun në teknologjinë amerikane, duke përfshirë kështu infrastrukturën e çipave të projektuar nga Intel dhe prodhuesit e tjerë të çipave në SHBA.
Ndërsa lista e zezë i ndalon kompanitë me bazë në SHBA të ofrojnë shërbime dhe produkte për firmat kineze, por ajo nuk i ndalon ato që prodhohen jashtë territorit të SHBA.
Një kompani e tillë është TSMC, kompania më bazë në Tajvan që është bërë prodhuesi më i përparuar i gjysmëpërçuesve në botë.