Aksident te rruga e portit në Durrës, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2021, 23:06
Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur te rruga e portit.
I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.