Punon një vit pa ndalim për të transformuar 100 vezë pate në vepra arti për Pashkë
Besimtarët Katolik dhe Ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë këtë muaj festën e Pashkëve.
Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjalljen e cila simbolizon dhe besimin në Zot.
Këto festime përfshijnë tradita nga më të ndryshmet dhe një ndër to është edhe dekorimi i vezëve.
Hungaria ka një traditë të hershme tepër të pasur dhe të larmishme të dekorimit të vezëve të Pashkëve.
Mjeshtërja e mirënjohur e artit, Tunde Csuhaj ka fituar famë në panaire dhe ekspozita nga më të ndryshmet në Evropën Perendimore, falë stilit të saj të veçantë dhe dizajneve të bukura që realizon.
Por këtë vitë për shkak të pandemisë së Covid-19 asaj i duhej të qëndronte në shtëpi.
67 vjeçarja e mirënjohur ka më shumë se 30 vite që e përdor vezën si një material për të punuar. Ajo shprehet se veza ka një përbërje shumë të mirë dhe mund të jetë shumë e thjeshtë për tu punuar.
‘’Vezët janë simbol i festës së Pashkëve. Të punuarit në një vezë kerkon tepër kohë dhe durim, ndaj unë nuk mund të bëjë më shumë së 100 të tilla në vit. Vezët e patës janë me të përshtatshme për tu bërë, pasi ato kanë një sipërfaqe të madhe, një guaskë të fortë dhe vërtet të mirë. Pjesa e bardhë është e lehtë të vizatohet dhe të ngjyroset. Por unë kohët e fundit po merrem dhe me pikturimin e vezëve të strucit,-shprehet ajo.’’
Tunde Csuhaj asnjëherë nuk i nënshkruan vezët që pikturon pasi të gjithë e dini që ato janë të krijuara prej saj, pasi dhe stili të cilin ajo përdor është tepër i veçantë. Ajo gjithashtu është në kërkim të sfidave të reja dhe nuk mërzitet kurrë nga puna që bën.