Kontrabandistët hedhin 2 fëmijët e vegjël nga muri ShBA-Meksikë, 4.2 metra i lartë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2021, 16:33
Dy fëmijë janë lënë jashtë murit kufitar në SHBA. Siç shihet në një video të publikuar nga BBC, fëmijët janë hedhur jashtë murit në kufirin SHBA-Meksikë në New Mexico, nga kontrabandistët.
Fëmijët, nga Ekuadori, u dërguan në spital nga agjentët e patrullës kufitare dhe tani janë nën kujdesin e autoriteteve amerikane. Fëmijët janë hedhur nga muri, i cili është 4.2 metra i lartë.
Agjenti i Patrullës së Sektorit të El Paso Gloria I. Chavez tha: Kjo gjë është e tmerrshme. Nga mënyra se si këta kontrabandues hodhën fëmijët e pafajshëm nga një barrierë 4.2 metra.
Autoritetet amerikane tani po punojnë për të identifikuar personat që kanë lënë fëmijët jashtë murit, e më pas janë larguar.