Teatri "Armani" kthehet në qendër vaksinimi
“Armani Group” do të jetë një nga kompanitë e para me seli në Lombardi që nis fushatën e vaksinimit anti Covid-19, siç kërkohet nga rezoluta rajonale. Aktiviteti i vaksinimit do të kryhet në Milano në Teatrin Armani, një vend që gjithmonë ka pritur shfaqjet e modës së lartë.
Në shkurt të një viti më parë, ky Teatër ishte vendi i shfaqjes së parë të modës me dyer të mbyllura.
Mënyra e vaksinimit dhe koha pritet të komunikohen në ditët në vijim dhe pjesëmarrja do të bëhet mbi baza vullnetare.
Sapo të bëhet e mundur, vaksinimi do të zbatohet edhe në rajonet e tjera. Fushata, shpjegon grupi Armani, i përgjigjet objektivit të ndihmës për institucionet shëndetësore, duke siguruar që burimet të përdoren për të rritur kujdesin.
Nisma është mbështetur me forcë nga vetë themeluesi i markës, Giorgio Armani me synimin që edhe punonjësit e tij të japin ndihmesën e tyre në një kohë kur më i rëndësishëm është shëndeti I të gjithëve.