Protestat në Mianmar, kundërshtarët e juntës bllokojnë rrugët me plehra
Kundërshtarët e juntës bllokojnë rrugët me mbeturina
Aktivistët pro demokracisë në Mianmar kanë nisur një grevë të veçantë këtë të martë. Ata kanë bllokuar rrugët e qytetit me plehra, për të kundërshtuar juntën ushtarake.
Mëngjesin e kësaj të marte, aktivistët pro demokracisë në Mianmar kanë ndërmarrë një formë tjetër të protestës kundër juntës ushtarake. Ata kanë bllokuar rrugët e qyteteve me mbeturina.
Deri më tani rreth 510 civilë janë vrarë që se junta e Mianmarit filloi shtypjen e protestuesve që demonstronin kundër grushtit të shtetit më 1 shkurt,njofton Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë.
Një nga ditët më të përgjakshme, për të cilën reaguan njëzëri gjithë faktori ndërkombëtar ishte e shtuna, ku rreth 141 njerëz vdiqën në protesta. Dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë qëlluan një armë të kalibrit të rëndë ndaj protestuesve që qëndronin pas një barrikade të improvizuar me thasë rëre.
Në krahun tjetër, televizioni shtetëror thotë se forcat e sigurisë përdorën armë zjarri për të shpërndarë turmën e dhunshme dhe terroriste.